Përfundoi takimi i kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e gjendjes drejt krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit,
Krasniqi pas takimit tha se qëndirmi i PDK-së nuk ka ndryshuar.
“Shkova t’i them. Zotëri ndërroje kandidatin nëse do përnjëmend konstituimin e Kuvendit. Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha Krasniqi.
Kuirti deri më tani nuk u deklarua pas takimit.
Kurti dhe Krasniqi u takuan sy më sy në Kuvendin e Kosovës, pa pranin e ndonjë bashkëpunëtori partiak
LDK-ja, ndërkaq, ka refuzuar ftesën e Kurti për këtë takim, raporton E.O.
Vazhdimi i nëntë i seancës konstituive është caktuar të fillojë sot në orën 10.00.