Bashkimi është finalisti i dytë i play-offit të Superligës.
Skuadra prizrenase e mposhti sonte Pejën në palestrën ”Karagaçi”, me rezultat 78-82,
Bashkimi ka arritur në finale pasi ka shënuar tre fitore në ndeshjet gjysëmfinale, derisa Peja vetëm një fitore.
Marquez Towns i Pejës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 27 pikë, derisa te Bashkimi u dallua Wendell Green, me 26 pikë, shkrun IndeksOnline.
Në finale Bashkimi do të luaj ndaj Kampionit në fuqi, KB Trepçës, e cila e eliminoi Prishtinën.