Një veturë raportohet të ketë shpërthyes në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para vetura në fjalë i takon drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.
Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me shkaqet e shpërthimit dhe se si ka ardhur deri tek ky shpërthim.
E ky shpërthim ndodhi derisa brenda QKUK-së po mbahet mbledhja e Bordit të Shërbimit Spitalit Klinik Universitar, raporton Lajmi.net
Pas këtij shpërthimi është ndërprerë edhe mbledhja.