Analisti Burim Ramadani ka deklaruar në emisionin “Pressing” në T7 se ka indikacione të forta që emri i Glauk Konjufcës është rikthyer si opsion për kandidaturën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai shtoi se ekziston një besim se edhe deputetët e tjerë mund ta mbështesin procedimin e zgjedhjes së Konjufcës, dhe se një vendim në këtë drejtim mund të merret shumë shpejt.
“Sipas gjitha gjasave dhe indikacioneve kredibile është duke u diskutu kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidim për kryetar të Kuvendit, rrjedhimisht pastaj edhe U.D President për një periudhë të caktuar, si i tillë besohet se edhe deputetët e tjerë mund ta mbështesin procedimin e zgjedhjes e tij dhe kjo mund të jetë në një afat goxha të afërt. Unë besoj se kjo mund të jetë kah ka fundi i javës”,ka thënë Ramadani.