Donika Gërvalla, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk pranoi të tregojë nëse i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.
Ajo iu tha gazetarëve “kur të hymë në sallë, do ta shihni rezultatin”.
“Nuk mendoj që është rruga vendi ku duhen diskutuar këto gjëra. Mendoj që për pak minuta fillon seanca dhe aty do ta shihni ka-s’ka, a do të ecim sot përpara apo do të vazhdojë bllokada”, tha ajo.
Gërvalla tha se bllokada “nuk i kontribuon as pozitës dhe as opozitës”.
“Shumë po shpresoj që ditët e pushimit të ketë ndikuar që opozita të ketë ardhur sot me qëllim të zhbllokimit”, tha ajo.

Paraprakisht, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se presin që shumë shpejt të themelohen institucionet.
“Ne presim që shumë shpejt me u përmbyllë kjo sagë e panevojshme, me u themelu institucionet dhe Kosova me e vazhdu rrugën e drejtë të saj”.
Kandidate, ai tha se “do të jetë padyshim zonja Haxhiu.