Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se “nuk ka ndryshuar asgjë” nga e shtuna, kur vazhdoi deri në një pikë seanca konstituive e Kuvendit.
Ajo tha para gazetarëve para se të hyjë në Kuvend se Lëvizja Vetëvendosje “nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël” për të diskutuar me partitë tjera parlamentare për “ndonjë emër konsensual”.