Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se njohin të drejtën e partisë së parë që të propozoj kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por se Parlamenti është kompromis.
Duke folur para seancës konstituive, Abdixhiku tha se nga LDK-ja do të votohet njësoj.
“Kam dëgjuar se ka nga partitë e tjera që do të votonin kandidat të tjerë, e ndoshta kanë gjetur pajtueshmëri”, tha Abdixhiku, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi se LDK-ja do të vazhdojë të votojë njëjtë sikurse herët e kaluara.
“Pasi nuk ndajmë bindjen e njëjtë me partinë e parë, për gjërat e tjera është në duart e partisë së parë”, shtoi ai.
