Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Stupe të Klinës, ku janë përfshirë një tren udhëtarësh dhe një automjet.
Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar lajmin, duke sqaruar se aksidenti ka ndodhur në orën 12:35 dhe ka përfshirë trenin dhe automjetin në një përplasje.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po hetojnë për shkakun e aksidentit.