• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Ambasadori i Finlandës: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, Evropa përballë sfidave të sigurisë

J G nga J G
20 April 2025
në Politikë
0 0
0
Ambasadori i Finlandës: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, Evropa përballë sfidave të sigurisë
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, flet për situatën aktuale politike në vend, nevojën për formimin e institucioneve të reja, si dhe për sfidat gjeopolitike në Evropë – nga lufta në Ukrainë te rëndësia e rolit të KFOR-it në Kosovë.

Thekson nevojën urgjente për formimin e institucioneve funksionale, duke nënvizuar se vonesat në këtë proces përbëjnë pengesë për reformat e nevojshme dhe për përparimin e vendit.

Në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dështoi dy herë radhazi të zgjedhë deputeten Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

Kësisoj, seanca u shty sërish për 48 orë.

“Së pari, vërtet shpresoj që formimi i institucioneve – institucione funksionale – të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se jetojmë në një situatë globale ku zhvillimet e reja nuk ndalen. Ato nuk presin gjatë që gjërat të formohen. Gjithashtu, reformat që janë të nevojshme këtu në Kosovë duhet të jenë në gjendje të ecin përpara. Prandaj mendoj se sa më shpejt, aq më mirë. Të kemi një qeveri të re dhe një Kuvend të ri të formuar do të ishte më e mira për popullin e Kosovës”, thotë ambasadori finlandez Matti Nissine.

Arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarit, thotë se duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re.

“Unë gjithmonë them se duhet të investohet në njerëz. Kjo është diçka që e bëjmë në Finlandë. Nëse përqendroheni dhe i jepni prioritet sektorëve si arsimi, kujdesi shëndetësor apo edhe mirëqenia e prosperiteti, mendoj se këto janë disa nga prioritetet më të qarta që sjellin përfitime për gjithë shoqërinë”, thotë ai.

Ambasadori flet edhe për sigurinë në rajon dhe marrëdhëniet Kosovë-Finlandë.

Ai vlerëson lart praninë e KFOR-it në Kosovë, duke kujtuar kontributin e Finlandës me mbi 7,500 paqeruajtës finlandezë gjatë viteve. Sipas tij, KFOR-i mbetet një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“Nëse e shikoj nga këndvështrimi i vendit tim, Finlandës, ne kemi qenë të angazhuar në KFOR që nga fillimi. Dhe jemi shumë krenarë që kemi qenë pjesë e këtij operacioni të rëndësishëm. Në total, rreth 7,500 paqeruajtës finlandezë kanë shërbyer në KFOR ndër vite. Kështu që ne e vlerësojmë shumë rëndësinë e këtij operacioni. Mendoj se edhe sot KFOR-i ka një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë, duke përmbushur mandatin e tij operacional së bashku me entitete të tjera – me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit, sipas mandateve të tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”, thotë ambasadori Matti Nissinen.

Zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare – përfshirë agresionin rus në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe rritjen e pasigurisë në Ballkan – kanë rikthyer çështjet e sigurisë dhe gatishmërisë ushtarake në qendër të politikave evropiane.

Evropa po përballet me një valë të re sfidash, ku vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s po rishikojnë strategjitë e tyre të mbrojtjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Për ambasadorin finlandez, gatishmëria duhet të jetë qasja e Evropës në rrethanat aktuale.

“Mendoj se është në interesin më të mirë të gjithëve, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, që të jemi vigjilentë në këto kohë… Ky ka qenë një debat i gjatë në Evropë, dhe mendoj se kjo lidhet gjithashtu me çështjen e gatishmërisë dhe marrjen e përgjegjësisë për sigurinë tonë. Kam parë komentet e udhëheqësve tanë politikë në Evropë, dhe besoj se ka një konsensus të fortë që Evropa duhet të rrisë përpjekjet dhe kapacitetet e saj, dhe kjo përfshin edhe kapacitetet mbrojtëse. Mendoj se është ndër prioritetet më të mëdha në shumë vende evropiane për momentin”, thotë ai teksa flet për këtë çështje.

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht arkitekturën e sigurisë në Evropë. Kjo krizë ka nxjerrë në pah nevojën për unitet ndërkombëtar, respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të pavarura. Konflikti ka shkaktuar pasoja të thella politike, ekonomike dhe humanitare – jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë kontinentin.

Për vendet si Finlanda, e cila ka ndjekur një linjë të qartë përkrahëse ndaj Ukrainës dhe është tani anëtare e NATO-s, ruajtja e stabilitetit evropian dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse janë bërë prioritete strategjike. Lufta ka bërë që shumë vende të rishikojnë politikën e tyre të jashtme dhe të investojnë më shumë në sigurinë kolektive dhe në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Evropë.

Deria flet për rëndësinë e përfundimit të luftës, ambasadori Matti Nissinen thotë se paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe të ruajë sovranitetin e Ukrainës. Thekson domosdoshmërinë që të përfshihen elementë të qartë për respektimin e rendit ndërkombëtar.

“Paqja duhet të arrihet në Ukrainë. Pyetjet e mëdha janë kur dhe si. Ne kemi theksuar gjithmonë që paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila merr parasysh pavarësinë e Ukrainës, sovranitetin e saj dhe respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Këto janë disa nga elementet që duhet të jenë në vend kur, shpresojmë, të arrihet paqja. Ka shumë elemente për të cilët mund të flasim kur flasim për paqen. Ka disa faza në këtë proces, si të arrihet armëpushimi, cilat janë elementet e negociatave të paqes dhe, në fund, cila është zgjidhja përfundimtare e negociatave për paqen. Por do të doja të theksoj fort faktin se duhet të jetë një zgjidhje apo marrëveshje paqeje që përfshin fuqishëm interesat e Ukrainës dhe sovranitetin e saj”, thotë ai.

Ambasadori finlandez flet edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Finlandës.

Ai tregon për KosovaPress për vizitën zyrtare të presidentes Vjosa Osmani në Finlandë, ku pritet të diskutohen tema si siguria evropiane, bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e tregtisë mes dy vendeve, përcjell Lajmi.net

“Marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera. Janë jashtëzakonisht të ngrohta dhe të thella, dhe datojnë shumë vite më parë. Jam shumë i lumtur që mund të ndërtoj mbi këtë themel të mirë që kemi. Një shembull që e thekson më tej këtë marrëdhënie të shkëlqyer dypalëshe do të jetë në fakt javën e ardhshme, kur presidentja Osmani do të vizitojë Finlandën për një vizitë pune. Kjo është një mundësi tjetër për ne që të thellojmë më tej marrëdhënien dhe të kemi rezultate konkrete nga kjo vizitë. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer, për shembull, për të folur për çështje urgjente të sigurisë evropiane, për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik, dhe si të rrisim tregtinë mes dy vendeve tona. Ka shumë gjëra për të cilat presidentët tanë mund të bisedojnë javën e ardhshme, dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë ngjarje të nivelit të lartë që do të ndodhë”, thotë ambasadori Matti Nissinen në fund të intervistës.

Tags: Ambasadori Filandës
Postimi i mëparshëm

Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në

Postimi tjetër

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Forcat tona janë afër shkatërrimit total të trupave ukrainase në Kursk

Të ngjajshme Postime

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Politikë

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

27 June 2025
Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet
Politikë

Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet

27 June 2025
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Politikë

Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit

27 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin
Politikë

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK
Politikë

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës
Politikë

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
Postimi tjetër
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Forcat tona janë afër shkatërrimit total të trupave ukrainase në Kursk

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Forcat tona janë afër shkatërrimit total të trupave ukrainase në Kursk

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu