Ka ndërruar jetë ish – redaktori i programit politik të ish Radio Televizionit të Prishtinës, Sylejman Shaqiri.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shaqiri.
Në telegram thuhet se Shaqiri do të kujtohet për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj profesionit.
Ndryshe Sylejman Shaqiri, dha kontribut të pashoq në gazetari dhe media.
Karrierën e tij e filloi në vitet e ’80, në Radio Ferizaj, ku shërbeu si kryeredaktor dhe drejtor, për të vazhduar më pas në Radio Televizionin e Prishtinës si gazetar dhe redaktor përgjegjës, shkruan Periskopi.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, kontributi i tij vazhdoi në Radio Kroacia dhe Radio Tirana. Pas luftës mbajti pozitat më të larta, duke përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku ishte edhe redaktor lajmesh e udhëheqës i disa emisioneve.