Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se pagesat për shërbimet e pastrimit duhet të bëhen vetëm në zyrat e Komunës dhe jo te kompania “Pastrimi”.
Sipas njoftimit, të gjithë ata që kanë bërë pagesa tek kompania “Pastrimi” mund të paraqesin dëshmitë përkatëse, dhe ato fatura do të pranohen si të vlefshme.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se pagesa e faturave për shërbimet e pastrimit duhet të bëhet në Komunë.

Qytetarët që deri më tani kanë kryer pagesat në kompaninë “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse dhe ato fatura do t’u llogariten të paguara.
Ju ftojmë që të gjitha pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë, percjell IndeksOnline.
Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!