Në seancën gjyqësore për rastin Banjska avokatët e të dëmtuarve kërkuan nga trupi gjykues që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm,
Mbrojtësi i të dëmtuarit Alban Rashitaj, avokati Naim Rudari, tha se ajo ditë e sulmit në Banjskë ishte e kobshme.
“Ora 2.00 e mëngjesit ishte e kobshme për familjen Bunjaku. Ishte e rëndë edhe për Alban Rashitajn dhe të tjerët. Ishte një madhështi për policinë e Kosovës që arritën aq shpejt të shpartallojnë një grup të organizuar mirë profesionalisht dhe doli që organizimi i tyre të dështojë brenda 24 orësh”.
“Ne paraqesim kërkesë pasurore juridike për të dëmtuarin . Zotëria që është ulur është pjesëtar i policisë së Kosovës. Unë konsideroj se në këtë gjykatore nuk mund të ulet ku është paraparë vendi i prokurorit special”, tha avokati Rudari.
Ndërsa, avokati Arianit Koci tha se kjo është një thirrje për drejtësi përballë një akti terrorist.

“ Akt qyqar që nuk ka synuar jo vetëm jetën e njeriut, por edhe zhbërjen e shtetit tonë, raporton Ekonomia Online.
Kërkoj që të dënohen me burgim të përjetshëm. Ky është minimun që na takon gjithë neve në Kosovë. Kërkoj që sa më shpejt të fillojë gjykimi në mungesë edhe i të akuzuarve të tjerë”, tha avokati Koci.