Tashmë në Presidencën e Kosovës ka arritur letra “se si të veprohet tutje”, pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidents, Bekim Kupina.
“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë” , ka thënë ai, percjell Arbresh.info
Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, dje e ndërpreu seancën pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.