Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën konstituive,
Ai u shpreh për media se është i vendosur që të mos e votojë Qeverinë Kurti.
“Ne kemi thënë se nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti,” ka deklaruar Hasani, raportonEkonomia Online.
Seanca do të mbahet sot në ora 10:00, duke shënuar formalisht fillimin e legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.