Kylian Mbappe është dënuar me vetëm një ndeshje moslojë në La Liga.
Kjo do të thotë që francezi do të jetë i disponueshëm për El Classico-n kundër Barcelonës.
Ai u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje me takë të ngritur në ndeshjen kundër Alavesit në fundjavë.
Sidoqoftë, federata e ka vlerësuar ndërhyrjen e tij për vetëm një ndeshje.