Kuvendi i Kosovës është në pauzë 15-minutëshe, pas nisjes së seancës së konstituimit të Kuvendit,
Seanca po udhëhiqet nga deputeti më i moshuar Avni Dehari dhe më e reja, Sala Jashari.
Me të nisur, Dehari ka bërë thirrje për formimin e Komisionit për verifikim e mandateve. Ky komision mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të pranishëm, gjithsej 119, raporton Ekonomia Online.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Artan Abrashin. Partia Demokratike ka propozuar deputetin Përparim Gruda. Lidhja Demokratike e ka propozuar Armend Zemajn. Lista Serbe e ka propozuar Branisllav Nikoliqin. Koalicioni AAK-Nisma ka propozuar Time Kadrijajn. Komunitetet kanë secili përfaqësues.