Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se do të votojë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai u pyet se a do të votojë pro apo kundër propozimit për kryetar të kuvendit.
“Akoma nuk kemi propozim për kryetar të parlamentit. Jam deputet i Kuvendit të Kosovës. Absolutisht për, sepse jemi për të ndërtuar institucione e pastaj shohim çfarë bëjmë. Si PLE nuk ka rëndësi emri për kryetar të kuvendit. Me rëndësi është ndërtimi i institucioneve”, u shpreh Berisha, raporton Ekonomia Online.