• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 15 prill ndër vite?

J G nga J G
15 April 2025
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

15 Prilli është dita e 105-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 260 ditë.

1071 – Bari, zotërimi i fundit bizantin në Italinë e Jugut, pushtohet nga normani Robert Guiscard (1015-1085). 11 vjet më vonë, Guiscard mposhti edhe perandorin bizantin Aleks I Comnenus në betejën e Durrësit në tetor 1081, duke e marrë qytetin pas një rrethimi të gjatë (perandori iku i plagosur). Në shkurt 1082, Guiscard do të arrinte deri në Korfuz.

1452 – Në Vinçi të Italisë lindi Leonardo da Vinci – piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist, dhe shkrimtar. Gjenialiteti i tij është i pakrahasueshëm, edhe sot; njeri i kuriozitetit të pashuar dhe imagjinatës së ethëshme krijuese. Leonardo është konsideruar gjerësisht si një nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ndoshta personi me talentin më të gjithanshëm që ka jetuar ndonjëherë. Sipas historianes së artit Helen Gardner, shtrirja dhe thellësia e interesave të tij ishin të pashembullta, mendja dhe personaliteti i tij ishin mbinjerëzorë. Leonardo (v. 1519) njihet kryesisht si piktor. Ndër veprat e tij, Mona Lisa është portreti më i famshëm; Darka e Fundit, piktura më e riprodhuar fetare e të gjitha kohërave; vizatimi Njeriu Vitruvian konsiderohet si ikonë kulturore, e riprodhuar në objekte të ndryshme si në monedhën euro, tekste shkollore, dhe kanatjere. Vetëm 15 nga pikturat e tij kanë mbijetuar, jo se kanë humbur, por shumë prej tyre Leonardo kurrë nuk i përfundoi, ose eksperimentonte me to. Sipas Leonardos, lartësia normale e trupit të njeriut duhet të jetë sa gjatësia e kokës shumëzuar me 9.

1755 – Botohet në Londër Fjalori i Gjuhës Angleze nga Samuel Johnson (mes fjalorëve më me ndikim në historinë e anglishtes). Atij iu deshën 9 vjet për të përfunduar Fjalorin, edhe pse kishte thëne se do ta përfundonte atë në tre. Deri në botimin e Oxford English Dictionary, 173 vjet më vonë, Fjalori i Johnsonit konsiderohej si i vetmi fjalor autoritativ në anglisht – me 42.773 fjalë të ilustruara me rreth 114,000 citime letrare. Autorët e cituar më shpesh nga Johnson përfshijnë Shekspirin, Milton dhe Dryden. Ndryshe nga leksografët e tjerë, Samuel Johnson futi në fjalor edhe humor e paragjykime në shpjegimin e shumë fjalëve, p.sh.:
-Akcizë: taksë e urryer vënë mbi mallrat nisur jo nga vlera e mallit por nga gjykimi i atyre të cilëve taksa u paguhet.
-Leksikograf : shkrimtar fjalorësh, hamall i padëmshëm që i hap punë vetes për gjetje origjinale dhe detajon kuptimin e fjalëve.
-Elb: lloj drithi me të cilin në Angli ushqehen kryesisht kuajt, por në Skoci e hanë njerëzit.

1865 – Abraham Linkoln vdes pasi ishte qëlluar një natë më parë nga aktori John Wilkes Booth, ndërsa po shikonte një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington.

1912 – Anija e udhëtarëve Titanik zhytet në Atlantikun e Veriut dy orë e dyzet minuta pas përplasjes me një ajsberg. Vetëm 710 nga 2,227 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord shpëtuan.

1920 – Dy rojet të sigurisë u vranë gjatë një grabitje në Braintri të shtetit Masaçusets. Anarkistët Sako dhe Vanzeti do të dënohen dhe ekzekutohen për këtë krim, mes shumë polemikave rreth fajsisë së tyre.

1923 – Për herë të parë Insulina vihet në dispozicion për përdorim të gjërë nga njerëzit me diabet. Insulina ishte zbuluar në vitin 1922 dhe sot përdoret çdo ditë në trajtimin e diabetit. Ajo nxirret nga pankreasi e deleve, lopëve dhe me mënyra të tjera, përfshi syntetizimin në laborator. Insulina – hormon natyral i prodhuar nga pankreasi- është jetik për metabolizmin e karbohidrateve në trup. Një sipërbollëk i insulinës në organizëm shkakton shumëllojshmëri simptomash, përfshi gjendje kome.

1971 – Aktori George C. Scott refuzon çmimin Oskar për rolin e tij në filmin “Patton”, gjeneral i trupave amerikane në Evropë gjatë luftës së dytë botërore. Aktori Scot u tha gazetarëve se nuk e donte një nder të tillë pasi është poshtëruese që aktorët të konkurrojnë kundër njeri tjetrit. Ai e quajti ceremoninë Oskar një paradë mishi, shfaqje publike e sajuar për përfitime ekonomike.

1984 – Përurohet Dita Botërore e Rinisë në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan.

1989 – Vdiq Hu Jaobang, ish-zyrtar i lartë kinez, vdekja e të cilit shkaktoi fillimin e demonstratave të bujëshme pro-demokratike në Sheshin Tiananmen në Pekin. Në vitin 1976 Mao Ce Duni vdiq. Në vitet 1980, në pushtet erdhi Deng Siaopingu, reformator, i cili i dha Hu Jaobangut një seri postesh të larta. Edhe Hu ishte për liberalizim. Ai ndërmorri një seri reformash ekonomike dhe politike; shumë vetë në radhët e konservatorëve brenda partisë nuk e deshën; gjetën rastin dhe e shkarkuan nga postet udhëheqëse. Ky veprim bëri të pakënaqur shumë kinezë të cilët donin të kishin të paktën më shumë liri ekonomike. Një ditë pas vdekjes së Hu Jaobangut, një grup demonstruesish dolën në sheshin Tienanmen duke kërkuar nga qeveria të rivlerësojë trashëgiminë e tij. Qeveria heshti. Një javë më vonë, një ditë para funeralit, rreth 100-mijë studentë vërshuan në sheshin Tiananmen, dhe qeveria i shtypi me tanke e dhunë; nuk dihet saktësisht sa demnstrues u vranë. Vetëm në vitin 2005, figura e Hu Jaobangut u rehabilitua zyrtarisht.

1989 – 95 njerz humben jetën në në ndeshjen futbollistike në Sheffield (Angli)

1992 – është themeluar Armata e Bosnjes dhe Hercegovinës.

2013 – Dy bomba tenxhere me presion shpërthejnë në afërsi të vijës së finishit në maratonën e Bostonit, duke vrarë 3 persona dhe plagosur 264 të tjerë. Sulmi dyshohet se u krye nga vëllezerit Dzhokhar dhe Tamerlan Carnaev – Tamerlani u vra gjatë ndjekes nga policia, Dzhokhar u kap dhe ndodhet në paraburgim.

Lindje

  • 1452 – Leonardo da Vinci, piktor, skulptor, arkitekt dhe filozof italian (vdiq më 1519)
  • 1892 – Corrie Ten Boom, shkrimtare hollandeze (vdiq më 1983)
  • 1912 – Kim Il Sen, diktator i Koresë Veriore (vdiq më 1994)
  • 1913 – Vangjel Grabocka, aktor
  • 1920 – Thomas Szasz, psikolog amerikan (vdiq më 2012)
  • 1924 – Jup Kastrati, mësues shqiptar
  • 1927 – Bejto Isufi, ushtarak shqiptar
  • 1931 – Tomas Tranströmer, shkrimtarë suedezë, Çmimit Nobel për Letërsi
  • 1938 – Claudia Cardinale (Klaudia Kardinale) aktore e famshme italiane.
  • 1959 – Emma Thompson, aktore angleze
  • 1990 – Emma Watson, aktore angleze

Vdekje

  • 1828 – Francisco Goya, piktor spanjoll (lindi më 1746)
  • 1865 – Abraham Lincoln, kryetar i SHBA-ve (lindi më 1809)
  • 1882 – Charles Darwin, shkencëtar anglez, autor e teorisë i evoluimit (lindi më 1809)
  • 1946 – Faik Shatku, jurist dhe ministër shqiptar (lindje 1889).
  • 1972 – Frank Hyneman Knight ishte një ekonomist amerikan, themelues i shkollës ekonomike të Chicagos. (lindje 7 nëntor 1885)
  • 1990 – Greta Garbo, aktore amerikano-suedeze
Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Supë me kungulleshka dhe patate për të gjallëruar organizmin

Postimi tjetër

Arrijnë në Kuvend ambasadori gjerman dhe ai shqiptar, Jorn Rohde e Petrit Malaj

Të ngjajshme Postime

Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 gusht ndër vite?

27 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 gusht ndër vite?

26 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 gusht ndër vite?

21 August 2025
Postimi tjetër
Arrijnë në Kuvend ambasadori gjerman dhe ai shqiptar, Jorn Rohde e Petrit Malaj

Arrijnë në Kuvend ambasadori gjerman dhe ai shqiptar, Jorn Rohde e Petrit Malaj

Lajmet e fundit

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

24 September 2025
Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

24 September 2025
Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

24 September 2025
Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

24 September 2025
Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu