Një dasmë mes Gjestit dhe Egli Takos do të zhvillohet pas pak në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni që do të mbahet në oborr të Big Brother.
Pak para dasmës, këngëtari pejan shihet duke bërë një bisedë me Laert Vasilin.
“Do grua, do të rrish vetëm në shtëpi. Jo valla nuk rri në shtëpi. Harroje. Dal me shokë sërish. Nuk e lë shoqërinë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Kur të martohesh kryhet çdo gjë”.

Dasma e tyre po realizohet pak ditë para përfundimit të Big Brother VIP Albania.