Yll Limani ka reaguar pas goditjes që Joz Marku i bëri mbrëmë Gjestit gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania.
Ai ka dalë në mbështetje të Gjestit përmes një postimi të bërë në Instagram.
“Rrugën drejt sukseseve të mëdha të mëdhaja nuk munet me nal kërkush dhe kurgjo. Me ty Gjest”, ka shkruar Ylli në postimin e bërë.
Pas goditjes me shuplakë që i bëri Gjestit, Joz Marku me të dalë nga shtëpia u arrestua dhe u shoqërua për në stacion policor.

Sot, policia njoftoi se Joz Marku u lirua.