Ka ndërruar jetë, ish-kryeprokurori i Kosovës nga Mitrovica, Ismet Kabashi, percjell InLajmi.
Njoftimi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, ata kanë treguar se Kabashi do të varroset të hënën me fillim të orës 16:20, në vazrrezat e Shipolit, Mitrovicë.
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë, Ismet Kabashi.
Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk në zemrat tona. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 14 prill 2025
Ora: 16:20 (me ikindi)
Vendi: Varrezat e Shipolit, Mitrovicë.
Familja Kabashi /InLajmi/