Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të diel takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi. Ky është takimi i dytë në Milano i krysocialistit në kuadër të turit të diasporës. Dy javë më parë, ai zhvilloi dy takime me emigrantët në Greqi, fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë.
Në nisje ë fjalës së tij kryeministri italian u surpriza nga ish-futbollisti i juventusit Alesio Takinardi, i cili i dhuroi kryeministrit shqiptar fanellën e juventusit me numrin 5, duke i thënë se ky numër do i japë fat në zgjedhjet e 11 majit.
“Motra dhe vëllezër, jam shumë mirënjohës që, sot në një ditë pushimi dhe në një orë ku mund të bënit plot gjëra të tjera keni zgjedhur të vini këtu. Ju jam thellësisht mirënjohës të gjithëve. Është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që ju dhe gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi për të zgjedhur pa pasur nevojë të vini në Shqipëri. Më vjen mirë që edhe këtë, siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet. Tani çdo shqiptar e shqiptare ka mundësinë të shpreh vullnetin e vetë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ishte fati ynë, fati i shqiptarëve të na sillte në një zgjedhje që është në një përballje përfundimtare me historinë tonë, duke na dhënë ne shqiptarëve të sotëm shansin që me një votë të ndryshojmë rrjedhën e historisë. Një votë për të bërë histori, një votë për të ndryshuar kahun e historisë, një votë për të shënuar veten në histori për atë që ne së bashku duam të arrijmë, raporton Euronews Albania.
Këto zgjedhje janë një udhëkryq mes një votimi për partinë që do të udhëheqë 4 vite dhe një votim historik për Shqipërinë që në 4 vite ne mund ta bëjmë zonjë anëtare të familjes së bashkuar evropiane”,-tha kryeministri Rama.
