Situata ne bregdetin e Kune-Vainit është mjaft dinamike.
Deti po përparon në mënyre të frikshme drejt tokës, një histori e cila po behet e përsëritur çdo vit. Erozioni po shkatërron një zonë turistike mjaft të frekuentuar kryesisht gjatë stinës së verës. Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra toke duke i kthyer ato në zona ujore.
Eksperti i Mjedisit Jak Gjini tregon disa nga faktorët që kanë ndikuar në përparimin e erozionit sidomos gjatë viteve të fundit. Po ashtu tregoi masat që duhen ndërmarrë për minimizimin e këtij fenomeni, raporton Top Channel.
Prej vitesh flitet për erozionin në Shëngjin dhe dëmet kolosale që janë shkaktuar ku vetëm në Kune-Vain që prej 1970 janë gllabëruar 362 ha toke.