Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi çeljen e fushatës së socialistëve dje në Tiranë me valle në “Sheshin Skënderbej”.
“Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin. Hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti që nga koha e PPSH. Falënderoi socialistët e Tiranës që e lanë në vetminë më të madhe. u treguat patriotë. Programi ynë për të gjithë shqiptarët. U përpoq të mbuloj dështimin me vallen e ministresha të stolisura si sulltanesha e Zululandit me aksesore nga më të kushtueshmit. Në fjalën e tij hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë.