Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e hapjes së kufirit të përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bllacë ka thënë se tash e tutje pritjet e qytetarëve do të jenë më të vogla.Ai ka thënë se në kufi do ketë veç një ndalesë kontrolli.
“Qytetarët tonë do të kenë vec një ndalesë kontrolli që do t’i minimizojë pritjet e tyre”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se Ministritë e Brendshme të dy vendeve gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyeshëm, veçanërisht policitë.