Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy shteteve në pikë-kalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Kristian Mickovski.
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se pas një angazhimi të gjatë sot po përurohet një projekt i veçantë për të dy shtetet, raporton Gazeta Express.
“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”.