“Shqipëria 2030 do të jetë një vend me tjetër fuqi dhe pozicion”, theksoi kryeministri Edi Rama në hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.
Ai nuk ngurroi të sulmonte edhe opozitën, duke u shprehur se “këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë”.
Rama:Nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur në majë të një shkëmbi, nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njehsuar, arbërorët ishin populli i vetëm autokton që paraardhësit mund të mbështeteshin pa u zhgënjyer.
Është koha të nisim kuvendimin e madh të maleve e fushave përtej të majtës dhe të djathtës, ta çojmë në sallonin e madh të familjes europiane, takimet me historinë nuk presin dhe nuk shtyhen sipas qejfit, duhet ti shkojmë rrugës së hapur të fatit, nëse duam ti japim fund historisë së një populli padrejtësisht të mbetur si dorë e dytë, tu dhurojmë fëmijëve tanë një vend brenda kufijve të BE, ku të mos ketë asnjë dallim dhe asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë.
Sot nuk është gjëkundi me atë që ishte kur morëm detyrën. Edhe mbase këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë. Shqipëria 20230 do të jetë një Shqipëri e re, një vend me një tjetër fuqi dhe pozicion, një shtet me liri dhe të drejta që sot nuk i kemi akoma, raporton Top Channel.

Me ne ose kënetën opozitare apo shitësat e qilimave fluturues, vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon me asnjë mundësi prapakthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajë ta hedhë, deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e BE, vetëm shqiptarët mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvajtje e opozitës.