• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Si ta lexosh personalitetin e dikujt në pak sekonda, pa qenë psikolog

J G nga J G
11 April 2025
në Këshilla
0 0
0
Si ta lexosh personalitetin e dikujt në pak sekonda, pa qenë psikolog
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në jetën e përditshme, shpesh nuk është e nevojshme të kesh njohuri të thelluara në psikologji për të kuptuar personalitetin e një personi. Mjafton të jesh vëzhgues i mirë dhe t’i kushtosh vëmendje mënyrës se si dikush sillet në një ambient social, si për shembull në një festë apo mbledhje shoqërore. Sjelljet, gjestet dhe reagimet spontane mund të zbulojnë shumë më tepër sesa fjalët.

Sipas ekspertëve, është e mundur të bësh një vlerësim të parë të personalitetit të dikujt për vetëm disa sekonda, duke u bazuar në gjuhën e trupit, mënyrën e ndërveprimit dhe reagimet në situata të ndryshme. Ja disa nga treguesit më të zakonshëm që mund të ndihmojnë për të kuptuar se me çfarë tipi personi ke të bësh,

Si ecën?

Hapi i parë për të kuptuar dikë është të shohësh mënyrën se si lëviz në një ambient social. Personat që kërkojnë vëmendje zakonisht ecin ngadalë, me vetëbesim të tepruar, përdorin një ton zëri të lartë dhe shpesh bëjnë veprime si pastrimi i fytit përpara se të flasin – sikur duan të paralajmërojnë që do thonë diçka “të rëndësishme”, shkruan A2. Ata ndihen mirë kur janë në qendër të vëmendjes.

Nga ana tjetër, personat që preferojnë të mos bien në sy lëvizin në mënyrë më të qetë, rrinë larg qendrës së festës dhe duket sikur shmangin çdo kontakt të panevojshëm. Ata mund të duken të pasigurt apo të tërhequr, shpesh duke dhënë sinjale të ankthit ose mospërfshirjes.

Personat e ekuilibruar ecin me qëndrueshmëri, pa e ekzagjeruar prezencën e tyre. Ata përshëndesin me një shikim të drejtpërdrejtë, mbajnë qëndrim të relaksuar dhe nuk kanë nevojë të duken, sepse ndihen mirë me veten,

Çfarë bëjnë kur askush nuk i sheh?

Një mënyrë tjetër për të kuptuar një person është të shohësh si sillet kur nuk është në qendër të vëmendjes. Ata që dëshirojnë të tërheqin vëmendje shpesh shqetësohen nëse dikush tjetër po merr më shumë vëmendje se ata. Mund të ndryshojnë sjellje papritur, të bëjnë komente sarkastike apo të kërkojnë mënyra për ta kthyer sërish vëmendjen mbi veten.

Në të kundërt, ata që nuk duan të bien në sy shpesh nuk shqetësohen fare kur nuk u kushtohet vëmendje. Zakonisht merren me telefonin, shikojnë përreth në heshtje ose thjesht ndjekin ngjarjet pa ndërhyrë.

Personat e ekuilibruar nuk e bazojnë vetëvlerësimin në faktin nëse janë apo jo në qendër të vëmendjes. Ata i qasen të tjerëve në mënyrë të natyrshme, tregojnë interes të sinqertë për çdo individ dhe nuk kanë nevojë për spektakël për t’u ndjerë mirë.

Si e menaxhon një bisedë?

Komunikimi është një tjetër tregues i rëndësishëm i personalitetit. Personat që kërkojnë vëmendje shpesh dominojnë bisedën – flasin shumë për veten, ndërpresin të tjerët dhe nuk tregojnë shumë interes për mendimet apo ndjenjat e të tjerëve. Për ta, rëndësi ka të dëgjohen dhe të admirohen.

Në krahun tjetër janë ata që heshtin. Nuk marrin pjesë aktivisht, nuk e çojnë përpara bisedën dhe shpesh e presin fundin e saj pa kontribuar me diçka domethënëse.

Personi i ekuilibruar, ndërkohë, është një bashkëbisedues i shkëlqyer. Flet kur është koha, dëgjon me vëmendje dhe krijon një ambient të këndshëm për të tjerët. E di si ta shmangë një konflikt dhe rrallë ndodh që dikush të ndihet i përjashtuar në praninë e tij.

Si i trajton ata që nuk i ofrojnë asgjë?

Një provë e vërtetë e karakterit të dikujt është mënyra si i trajton ata që “nuk kanë ç’t’i japin”. Personat që janë të fiksuar pas statusit apo admirimit shpesh tregohen përçmues apo të pandjeshëm ndaj personave që nuk i konsiderojnë “të vlefshëm”.

Të tërhequrit, nga ana tjetër, zakonisht i shmangin këta persona jo nga përbuzja, por nga mungesa e interesit. Ata qëndrojnë në sipërfaqe të bisedave dhe rrallë hyjnë në biseda të thella.

Ndërsa personat e ekuilibruar tregohen të sjellshëm dhe të interesuar për të gjithë, pavarësisht statusit, përfitimit apo rëndësisë së dukshme. Kjo i bën të dashur në çdo rreth shoqëror.

Gjendja emocionale – një pasqyrë e brendshme

Mënyra si dikush reagon emocionalisht është një tjetër pasqyrë e fortë e personalitetit të tij. Ata që duan vëmendje reagojnë shpesh me nervozizëm ndaj kritikave apo mosmarrëveshjeve. Janë të ndjeshëm, sepse kanë nevojë të ruajnë një imazh të caktuar.

Të tërhequrit, nga ana tjetër, shpesh jetojnë në një gjendje të vazhdueshme ankthi. Ata shmangin konfliktet dhe situatat që kërkojnë përballje, madje edhe kur kanë diçka për të thënë.

Personat e ekuilibruar qëndrojnë të qetë. Ata përballen me situatat me maturi, nuk shpërthejnë lehtë dhe janë në gjendje të mbajnë një komunikim të shëndetshëm, edhe në kushte tensioni, shkruan A2 CNN.

Në fund të ditës, nuk ka nevojë të jesh psikolog për të kuptuar njerëzit – mjafton të dish të vëzhgosh. Sjellja, qëndrimi dhe mënyra e komunikimit janë pasqyrë e personalitetit të secilit prej nesh. Dhe nëse i kushtojmë vëmendje këtyre sinjaleve, mund të bëjmë një “lexim” të shpejtë dhe të saktë të çdo personi që kemi përballë.

Tags: Vajza
Postimi i mëparshëm

Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025

Postimi tjetër

Çfarë ndodh në trup dhe mendje kur biem në dashuri…

Të ngjajshme Postime

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata
Këshilla

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike
Këshilla

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

23 September 2025
Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë
Këshilla

Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë

26 August 2025
Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë
Këshilla

Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

26 August 2025
“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë
Këshilla

“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë

24 August 2025
2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri
Këshilla

2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri

22 August 2025
Postimi tjetër
Çfarë ndodh në trup dhe mendje kur biem në dashuri…

Çfarë ndodh në trup dhe mendje kur biem në dashuri…

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu