Kryesocialisti Edi Rama, në nisje të fushatës, ironizoi Partinë Demokratike dhe koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Ai foli me superlativa kur tha se e djathta do të pësojë humbjen më të madhe, që nga viti 1997. Ndërsa sloganin e PD-së e quajti qesharak. “Këtë lloj fushate e bën vetëm një çmendinë”, tha ai, duke pyetur më pas “a ka Shqipëria kaq budallenj, sa të hedhë votën në një kënetë kaq madhështore”, raporton T.CH.
“Këneta do marrë disfatën më të madhe që nga ’97. Do thonë na kanë bërë magji, i kishim në kuti, na i vodhën. Si mundet që një njeri normal shqiptar, që ka minimumin e respektit për veten e vet, të marrë seriozisht dhe t’i japë votën një force politike që e quan veten ‘Aleanca Madhështore’. Dhe pastaj slogani thotë për Peqinin madhështor, për Mamurrasin madhështor. Këtë lloj fushate e bën vetëm një çmendinë. Aty ku njëri thotë jam Bonaparti, tjetri thotë Gjon Kastrioti. E kam me burrat, se gratë nuk do shkojnë atje, dhe hedhin votën në një kënetë kaq madhështore. A i ka vërtet Shqipëria kaq budallenj?”