Në rrugën Prishtinë-Gjilan më saktësisht tek liqeni i Badocit ka pasur rrëshqitje të dheut.
Nga rrëshqitja e dheut një veturë dhe një autobus janë përfshirë në një aksident. Nga ky aksident një person është lënduar.
Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Kishnicë.
“Rreth orës 20 në fshatin Kishnicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka marrë lëndime. Ai trajtimin mjekësor e ka marrë në vendin e ngjarjes.”, kanë thënë nga Policia për atv.