Egli Tako në spektaklin e së martës në Big Brother VIP ka rrëfyer për linjën e saj të jetës.
Në mes të gjithë historisë, ajo ka folur edhe për ish-partnerin e saj, këngëtarin Olsi Bylyku.
Ky i fundit e surprizoi Eglin, duke i dhënë një mesazh të gjithëve, pasi kanë qenë shumë të përfolur në këtë edicion.
Gjesti ia bëri me dije se nuk është ndjerë mirë në momentin që u takuan dhe se nuk iu duk e arsyeshme.
Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti:Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.
Egli:Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.
Gjesti:Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.
Egli:Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.
Gjesti:Po valla krejt, emocione.
Egli:Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.
Gjesti:Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.
Egli:Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.
Gjesti:Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.
Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni, shkruan Telegrafi.com
Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove,
Egli:U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri.