Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e bën këtë për modën. Në fakt ka një arsye të errët pas çdo gjëje.
“Më pyesin për këta vathë gjatë gjithë kohës. E vërteta është se ato vlejnë aq sa dikush të më blejë një arkivol nëse vdes në ndonjë vend të çuditshëm. Kjo është arsyeja pse marinarët i mbanin, kështu që unë bëj të njëjtën gjë”, shpjegoi ai në Instagram.
Më herët në intervistë ai tha se është frymëzuar nga Burt Lancaster, të cilin e ka parë në filmin “The Crimson Pirate”.
Ai tha se gjithmonë kishte ndjerë një lidhje të thellë me detin. Kur ishte 30 vjeç, mori dhuratë një varkë me vela.
“Ishte në një liqen të krijuar nga njeriu në Vermont. Mësova të lundroja dhe u lidha me të. Ishte në vitin 1967 dhe e kam bërë atë gjatë gjithë kohës që atëherë,” tha ai, transmeton Telegrafi.com

Për të kujtuar, ai më parë tërhoqi vëmendjen e publikut duke mbajtur vazhdimisht doreza të zeza. Domethënë, ua lehtëson problemin shëndetësor. Ai vuan nga fibromialgjia, të cilën e ka zhvilluar pasi i janë dëmtuar nervat në një aksident automobilistik.