Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thirri për takim në Paris, homologun e tij nga Serbia.
Pas bisedës që Alleksandar Vuçiq thotë të ketë zgjatur më shumë se dy orë, doli në pah një mospajtim i madh.
Ka të bëjë me Republikën e Kosovës, të cilës Beogradi po heziton tash e 17 vjet t’ia pranojë pavarësinë,
Pikërisht para një viti, po gjatë një takimi në Paris, kryetari i republikës franceze do bëhej ndër liderët e rrallë botërorë që publikisht ftoi Serbinë të sjellë para drejtësisë grupin paramilitar të serbëve që sulmuan Kosovën më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Për këtë nuk foli mysafiri i së mërkurës në Pallatin Elysse, por ai shpalosi çështjen, siç e quan më të rëndë të diskutimit me presidentin Macron.
Ka të bëjë me mikun e Vuçiqit, presidentin e Republikës Sërpska të Bosnjës, Millorad Dodik, për të cilin ka një urdhër qendror arrestimi nga Gjykata në Sarajevë.
Dodiku, bashkë me kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin e entitetit, akuzohen se me veprimet e tyre separatiste e ndarëse kanë shkelur “rendin kushtetues të Bosnje Hercegovinës”, Klankosova.tv
Për këto zhvillime, kryetari i Serbisë tha se i ka dhënë disa ide Macronit por që sipas tij, për to nuk guxon të deklarohet publikisht.