Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Në faqen e tij zyrtare në Instagram është publikuar një fotografi nga paraqitja e tij në spektaklin e së martës, ku Gjesti është parë me qëndrimin e tij të zakonshëm të fortë dhe të sigurt.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte fotografia vetë, por mbishkrimi i saj provokues: “Unë nuk luaj lojë, unë jam loja. Historia e Big Brotherit”.
Kjo deklaratë, e cila me gjasë është shkruar nga persona të afërt që menaxhojnë profilin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi, ka ndarë mendimet e ndjekësve në dy fronte.
Një pjesë e madhe e fansave e mbështetën me entuziazëm, duke e konsideruar Gjestin si një figurë kyçe në këtë edicion dhe si një personazh që ka dhënë shumë për show-n, shkruan Telegarifi.com

Nga ana tjetër, pati edhe komente kritike që e quajtën përshkrimin “arrogant” apo “të ekzagjeruar”, duke e konsideruar se ky lloj vetëquajtje si “histori e Big Brotherit” mund të mos i pëlqejë publikut të gjerë.