7 Prilli është dita e 97 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 268 ditë.
Ngjarje
1498 – Turma vërshon në manastirin e Savonarolas në San Marco, Florence, Itali, për të ndjekur debatin midis Savonarolës, rilindas dhe predikues i krishterë tepër aktiv dhe priftërinjve. Por Savonarola, gjaknxehtë, e humbi debatin kur pranoi të kryente një mrekulli duke ecur mbi qymyr të ndezur; papritur shiu filloi, sheshi u përmbyt dhe zjarri u shua. Kisha e akuzoi Savonarolën për magji, e dënoi me varrje dhe pas vdekjes, me djegie. Savonarola njihet për krijimin e virtytit teologjik të Caritas, ose Dashurisë; ai argumentonte se kur duan të afërmin a të tjerët, të krishterët kthejnë dashurinë që ata kanë marrë nga Krijuesi dhe Shpëtimtari i tyre.
1795 – Franca miraton metrin si masë themelore të gjatësisë.
1939 – Italia pushton Shqipërinë – ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin Italian të Shqipërisë. Mbreti Zog, ikën dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk. Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.

1948 – Themelohet Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjenci e OKB-së.
1962 – Ish-nënpresidenti jugosllav Milovan Djilas kthehet në burg. Në qelinë e tij, Gjilas shkroi disa libra dhe shumë kritika të tjera të fuqishme ndaj komunizmit që e bënë atë një disident klasik; Gjilas shkroi edhe dy romane, dy vepra autobiografike, dhe disa vëllime me tregime të shkurtra.
“Në vitin 1981, pas fillimit të demonstratave shqiptare në Kosovë, për të cilat pak kush në botën e jashtme kishte ndonjë interesim, Gjilasi më tha: “Sistemi ynë është ndërtuar për t’u menaxhuar vetëm nga Tito. Tani që Tito nuk është më dhe gjendja jonë ekonomike bëhet kritike, do të ketë një prirje të natyrshme për centralizim më të madh të pushtetit. Por ky centralizim nuk do të ketë sukses, sepse do të jetë kundër bazave etnike-politike të pushtetit në republika. Ky nuk është nacionalizmi klasik, por një nacionalizëm më i rrezikshëm, burokratik i ndërtuar mbi interesin vetjak ekonomik. Kjo është mënyra se si sistemi jugosllav do të fillojë të rrëzohet”. (Balkan Ghosts, Robert Kaplan, 1993). Milovan Gjilas (1911 – 1995) ishte politikan jugosllav komunist dhe teoricien. Ai kishte qenë figurë e rëndësishme në lëvizjen partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore ,dhe në qeverinë e pas-luftës. I vetëshpallur Social-Demokrati, Gjilas u bë një nga disidentë më të njohur në Jugosllavi dhe të gjithë Bllokut Lindor.
1978 – Bibla Guttenberg (botuar në shek. XV) shitet për 2 milionë dollarë gjatë një ankandi në Nju Jork.
1983 – Në Egjipt, zbulohet skeleti më i vjetër i njeriut – 80 mijë vjeçar.
1994 – Ekstremistët Hutu në Ruandë fillojnë masakrimin e pjestarëve të fisit Tuci dhe të hutuve politikisht të moderuar. Brenda 100 ditëve të masakrës, u vranë rreth 800 mijë njerëz.
- 1348 – Universitet i Karolit themelohet në Pragë.
- 1805 – Shfaqet për herë të parë Simfonia e 3-të e Beethowenit (Eroica) në teatrin e Vjenës nën drejtimin e tij.
- 1827 – Kimisti anglez John Walker shpiku kutinë e shkrepses prej druri.
- 1939 – Shqipëria sulmohet nga Italia fashiste.
- 1946 – KF Partizani luan ndeshjen e pare ne historine e tij.
- 1948 – Krijohet Organizata Botërore e Shëndetësisë.
- 1954 – Kanali Walb Tv 10 fillon transmetimin në Albany Georgia.
- 2011 – Atifete Jahjaga, zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës.
Lindje
- 1924 – At Zef Pllumi, shkrimtar (V. 2007)
- 1939 – Vaçe Zela, këngëtare (V. 2014)
- 1944 – Gerhard Schröder, politikan gjerman, ish kryeministër i Gjermanisë
- 1954 – Jackie Chan, aktor, regjisor, këngëtar dhe kaskader kinez
- 1964 – Russell Crowe , aktor nga Zelanda e Re
- 1974 – Kledi Kadiu, balerin
Vdekje
- 1498 – Charles VIII, mbret i Francës (lindi më 1470)
- 1614 – El Greco, piktor dhesculptorspanjoll (lindi më 1541)
Festa dhe përvjetore
- Dita Botërore e Shëndetit