Një përplasje mes Gjestit dhe Laertit, ka bërë që ky i fundit të lëshojë një deklaratë fyese ndaj besimtarëve të besimit islam.Në një debat ku po përmendej debati me Jozin dhe varësen e tij me shenjë kryqin, Laerti thotë se Gjesti ka thënë “Allahu-Ekber”.
Gjesti insiston se ai gjithmonë e thotë këtë gjë, dhe Laerti vazhdon duke thënë se këtë gjë e thonë terroristët.“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, dëgjohet duke thënë Laerti në një video, e cila është shpërndarë edhe nga hoxha Ahmed Kalaja.