Aeroplanët polakë u aktivizuan herët në mëngjes për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Polonisë.
Kjo pasi Rusia nisi sulmet ajrore që synonin Ukrainën perëndimore, njoftoi Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake,
“Hapat e ndërmarra kanë për qëllim ruajtjen e sigurisë në rajonet që kufizohen me zonat e rrezikut”, tha Komanda e Platformës X.
Raportohet se e gjithë Ukraina ishte nën një paralajmërim për sulm ajror.
Ndryshe, Rusia ka nisur një sulm masiv me raketa në Ukrainë herët në mëngjes.

Një alarm ajror u dha në të gjithë vendin dhe shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, përcjell Telegrafi.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalij Klitschko, raportoi për të lënduar dhe zjarre të shumta.