Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se gjatë takimit Kurti dhe Orav diskutuan mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian për çka kryeministri theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në zbatimin e reformave.
Tutje, Kurti shprehu dhe angazhimin e dëshmuar të Kosovës edhe në kuadër të Planit të Rritjes, si një mekanizëm që shtyn përpara integrimin e rajonit në BE, e prej së cilës Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro, thuhet në njoftim.
Në takim u diskutua dhe mbi aktualitetin politik dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.