Bashkimi e ka mposhtur Prishtinën në një nga xhirot më vendimtare të sezonit me rezultat 80:88.
Kryeqytetasit ishin më të mirë se Bashkimi në dy çerekët e parë, ku të parin e fituan me rezultat 17:16, ndërsa në të dytin u treguan më produktivë, duke e fituar me epërsi prej pesë pikëve, 29:24.
Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, ku lideri i kampionatit nisi ta shkrinte epërsinë që në çerekun e tretë, pasi fitoi me rezultat 17:29.
Ndërsa vulën fitores ia dha në periodën e fundit, në të cilin triumfoi me rezultat 17:19, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Bashkimi është vetëm një ndeshje larg që të përfundojë në vendin e parë në edicionin e rregullt, ndërsa Prishtina, me këtë humbje, përfundimisht renditet e treta në tabelë.
Lojtari më i mirë në këtë derbi ishte basketbollisti i Bashkimit, Green, i cili realizoi 27 pikë, tri asistime e dy kërcime, ndërsa te Prishtina u dallua Mahalbasiq, i cili shënoi 18 pikë, tri asistime e katër kërcime.