Për sulmin që ndodhi në Postën e Kosovës në Zveçan, ku pak pas mesnatës më 1 prill u hodhën dy granata dore, ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Në një postim në rrjetin “X”, Rohde u shpreh se “autorët duhet të përballen me drejtësinë”.
“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan ai.