Policia e Kosovës ka njoftuar se është në dijeni që rruga që çon për në Grykë të Rugovës është vështirë e kalueshme.
Ai bëri të ditur se kompania përgjegjëse është duke pastruar rrugën, dhe tashmë një shirit është i kalueshëm.
“Sa i përket rrugës Pejë Rugovë ka rrëshqitje të gurëve dhe dheut, policia është në dijeni dhe ka njoftuar kompaninë që është përgjegjëse për të. Menaxheri i kompanisë ka bërë me dije se janë rrugët duke i pastruar, një shirit është i kalueshëm. Sepse ka shumë rënie të gurëve, gjatë gjithë kohës janë duke tentuar ta pastrojnë.”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Klankosova.tv