Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Qyshk të Pejës, ku për pasojë një këmbësore është goditur nga vetura.
E njëjta po pranon tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është ndaluar,
IPK ka njoftuar se personi që dyshohet se shkaktoi këtë aksident ishte zyrtar policor por ishte jashtë detyrës zyrtare, shkruan lajmi.net.
“Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në komunikatën e IPK-së.