Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/immediate Response”.
Sipas Maqedoncit, përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe tha se janë të bindur që realizimi i tij do të jetë i suksesshëm, përcjell Lajmi.net
“Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025””, shkruan ai.