• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 10 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Aleksandar Vuçiq beson në krijimin e një aleance ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë

J G nga J G
1 April 2025
në Rajon
0 0
0
Aleksandar Vuçiq beson në krijimin e një aleance ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia dhe Hungaria nënshkruan të martën në Beograd një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se beson që kjo marrëveshje do të pasohet me një afrim të mëtejmë drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë.

“Për këtë vendos pala hungareze, vendosin parlamentet e Hungarisë dhe Serbisë. Marrëdhëniet tona janë më shumë se të mira dhe kryeministri Viktor Orban dhe unë kemi shprehur dëshirën që të vazhdojmë me përshpejtimin dhe afrimin e mëtejshëm të qëndrimeve tona në sferën e mbrojtjes”, tha Vuçiq pas nënshkrimit.

Beogradi reagoi ashpër në mes të marsit ndaj deklaratës së nënshkruar në atë kohë në Tiranë nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova,të cilën pjesëmarrësit e përshkruan si një dokument që synon forcimin e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat e sigurisë që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal. Nga ana tjetër, Serbia e quajti atë provokim dhe kërcënim për stabilitetin.

Dokumentin e ri mes Serbisë dhe Hungarisë e nënshkruan ministrat e mbrojtjes, Bratisllav Gashiq dhe Kristof Szalay-Bobrovniczky.

Siç është bërë e ditur, Beogradi dhe Budapesti kanë rënë dakord për 79 aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes gjatë vitit 2025, duke përfshirë trajnime të përbashkëta, ushtrime me helikopterë dhe aktivitete të tjera, bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, siguri kibernetike, operacione paqeruajtëse, edukim dhe mjekësi ushtarake.

“Hungaria është gjithmonë në anën e ruajtjes së paqes dhe Serbia është gjithmonë aleate në këtë drejtim”, tha ministri hungarez i Mbrojtjes Kristof Szalay-Bobrovniczky.

Vuçiq nuk dha më shumë detaje rreth idesë për një aleancë ushtarake serbo-hungareze.

As pala hungareze, as ajo serbe, nuk kanë folur për këtë temë, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk janë lejuar pyetje nga gazetarët.

Vuçiq tha se Beogradi, pasi vitin e kaluar bleu nga Budapesti transportues të blinduar BTR-80A, është i interesuar për blerjen e sistemeve të tjera të mbetura në Hungari nga periudha sovjetike, si dhe për blerjen e automjeteve të reja luftarake Lynx KF-51, të cilat Hungaria i prodhon në bashkëpunim me kompaninë gjermane, Rheinmetall.

Ai shtoi se Hungaria blen nga Serbia municion të kalibrit 7.62 mm dhe është e interesuar për automjete luftarake 8×8 të prodhuara në Serbi.

“Na pret shumë punë e përbashkët në fushën ushtarake. Gjithçka që bëjmë do të thotë më shumë siguri për qytetarët e të dy vendeve”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se së shpejti pret që të takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të dokumentit në fushën e mbrojtjes u tha po ashtu se këmbimi tregtar mes Serbisë dhe Hungarisë ka tejkaluar 3 miliardë euro dhe se Hungaria është partnerja e pestë më e madhe ekonomike e Serbisë.

Ndryshe, që nga dhjetori i vitit 2006, Serbia është anëtare e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në fund të vitit 2007, ajo shpalli neutralitetin ushtarak përmes një rezolute të Kuvendit për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Serbia ka mbajtur dhjetëra stërvitje ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Federatën Ruse dhe Bjellorusinë.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Serbia nuk ka marrë pjesë në stërvitje ushtarake as me Lindjen, as me Perëndimin.

Përjashtimi ndodhi në vitin 2023, kur për 15 ditë ajo zhvilloi në territorin e saj stërvitjen “Ujku Platin” me SHBA-në dhe vende të tjera anëtare të NATO-s në bazën ushtarake “Jug”.

Tags: Aleksander Vuçiq
Postimi i mëparshëm

Çfarë ka ndodhur me 1 prill ndër vite?!

Postimi tjetër

Demhasaj nga AAK: Posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë

Të ngjajshme Postime

LaCivita komenton kontratën për heqjen e ‘non gratës’ të Berishës: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje!
Shqipëri

LaCivita komenton kontratën për heqjen e ‘non gratës’ të Berishës: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje!

9 May 2025
Pakti për rininë, Berisha: Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri
Shqipëri

Pakti për rininë, Berisha: Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

9 May 2025
Mungesë transparence apo mashtrim?! Qeveria Rama refuzon të publikojë anketën “që mbylli” TikTok-un: Është akt konfidencial!
Shqipëri

Mungesë transparence apo mashtrim?! Qeveria Rama refuzon të publikojë anketën “që mbylli” TikTok-un: Është akt konfidencial!

9 May 2025
Qeveria çon FSK-në për operacion humanitar në Shqipëri
Shqipëri

Qeveria çon FSK-në për operacion humanitar në Shqipëri

7 May 2025
Rama kërkon votën për PS në Sarandë: Do të riinvestojmë për furnizimin me ujë të pijshëm
Shqipëri

Rama kërkon votën për PS në Sarandë: Do të riinvestojmë për furnizimin me ujë të pijshëm

3 May 2025
Gjithandej dyshime se a u sëmurë përnjëmend Vuçiq, kardiologu i tij: Ka pasur dhimbje në gjoks
Rajon

Gjithandej dyshime se a u sëmurë përnjëmend Vuçiq, kardiologu i tij: Ka pasur dhimbje në gjoks

3 May 2025
Postimi tjetër
Demhasaj nga AAK: Posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë

Demhasaj nga AAK: Posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 10 maj ndër vite?!

10 May 2025
Kasatë shtëpie me kakao – Më e ëmbla dhe e freskëta për verën

Kasatë shtëpie me kakao – Më e ëmbla dhe e freskëta për verën

10 May 2025
Mot me diell dhe vranësira

Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale

10 May 2025
Të vërtetat që fshihen pas zënkave të shpeshta me partnerin

Të vërtetat që fshihen pas zënkave të shpeshta me partnerin

10 May 2025
Shuma marramendëse që Georgina dhe Cristiano Ronaldo i ofruan një kuzhiniereje për një javë në jaht…

Shuma marramendëse që Georgina dhe Cristiano Ronaldo i ofruan një kuzhiniereje për një javë në jaht…

9 May 2025
LaCivita komenton kontratën për heqjen e ‘non gratës’ të Berishës: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje!

LaCivita komenton kontratën për heqjen e ‘non gratës’ të Berishës: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje!

9 May 2025
Erdogan telefonon kryeministrin e Pakistanit – për çfarë biseduan ata?

Erdogan telefonon kryeministrin e Pakistanit – për çfarë biseduan ata?

9 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu