Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “E Diell” mes ish-banores së Big Brother VIP Albania, Krisa Çaushit dhe Xheneta Fetahut.
Ato janë përplasur me tone të larta duke shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës.
Gjithçka nisi kur Krisa dhe Xheneta u përfshinë në një diskutim të tensionuar, i cili shpejt eskaloi në një shkëmbim të ashpër fjalësh.
Nga ana tjetër, Krisa nuk e kurseu duke i thënë: “Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai”.
Xheneta në ndërkohë këto kohë ka dhënë deklarata të shumta sa i përket banorëve të Big Brother.
Ajo po flet akoma për Gjestin, lojën e tij në shtëpi si dhe raportin me Egli Takon.