
Aktori i njohur Richard Chamberlain, ka ndërruar jetë të shtunën, nw moshwn 90-vjeçare, njoftoi publicisti i tij. Sipas deklaratës së publicistit Harlan Boll, Chamberlain u nda nga jeta në Hawaii për shkak të ndërlikimeve pas një goditjeje në tru, shkruan A2 CNN. Ylli i njohur i “The Thorn Birds” do të mbushte 91 vjeç të hënën.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Chamberlain u shqua si aktor, këngëtar, ushtar, piktor dhe autor. Megjithatë, ai fitoi famë fillimisht në vitet 1960 me rolin e një mjeku të ri simpatik në serialin “Dr. Kildare”, duke e kthyer veten në një ikonë televizive.
Ai vazhdoi të fitojë zemrat e publikut me role të shquara në miniserialet “Shogun” dhe “The Thorn Birds”, të cilat i siguruan atij dy Çmime Golden Globe.

Përveç karrierës si aktor, Chamberlain kishte edhe një periudhë të shkurtër si këngëtar dhe interpretoi në skenë disa role të paharrueshme. Ai luajti si Henry Higgins në “My Fair Lady” dhe pati edhe një paraqitje të shkurtër në Broadway, në shfaqjen “Breakfast at Tiffany’s” me Mary Tyler Moore.
