Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në ligjeratën qendrore për festën e Fiterë Bajramit ai foli edhe për vrasjet që ndodhën ditëve të fundit në vendin tonë, raporton InLajmi.
Ai tha se këto ditët e fundit humbën jetën 4 qytetarë të Kosovës dhe për këtë u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.
“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava. /InLajmi/