Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë, shkruan InLajmi.
Ai tha se ky muaj qoftë rikthim te vlerat më të pastra njerzëore duke ju përcjell gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia.
“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.”/InLajmi/