
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, bashkë me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim ef. Tërnava, për të përcjellë urimet tona për këtë ditë të shënuar.


Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe falënderimi, ku vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin vihen në pah më shumë se kurdo. Kjo festë na kujton rëndësinë e unitetit dhe të bashkëjetesës, duke na frymëzuar që të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të mbështetur në respekt, harmoni dhe mirëkuptim.

Le të sjellë kjo ditë gëzim dhe begati në familjet e të gjithë qytetarëve tanë! Gëzuar Fitër Bajramin!