Një person është lënduar sot pasi është rrokullisur me veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetë aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrokullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, tha ai.
Osmani theksoi se hetuesit policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, iu kanë përgjigj rastit duke filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.